Isa Mustafa,ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës duke e cilësuar atë një kolos të pavarësisë së Kosovës.
Mustafa ka theksuar se Bukoshi ishte një njeri i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i pastër si loti, i cili udhëhoqi Qeverinë në ekzil në periudhën më të vështirë të historisë së Kosovës.
Ai ka theksuar se kontributi i Bukoshit është i paçmueshëm dhe se ai do të mbetet gjithmonë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Mustafa ka shkruar ndër tjerash se:
Sot nuk mund të shkruaj gjatë për Kryeministrin tim dhe Kryeministrin e Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, i cili iku nga kjo jetë. Kam shumë për të thënë për njeriun që në kohët më të vështira drejtoi Qeverinë në ekzil, për njeriun që nuk u dorëzua asnjëherë sepse ishte i guximshëm, i ditur, i drejtë dhe i drejtpërdrejtë, i pastër si loti. Kontributi i tij vështirë se mund të matet, sepse punoi në kohë të pakohë, ku vetëm idealizmi për lirinë e Kosovës e drejtoi përpara. Bujari ishte dhe do të mbetet kolos i pavarësisë së Kosovës!.