Mustafa: Mund të presim dredhi të Vjosa Osmanit për të mbetur në pushtet
Ish-Kryetari i LDK-së, ka folur edhe për ish-bashkëpunëtoren e tij, tani Presidente e Kosovës, Vjosa Osmani.
Për atë që Vjosa Osmani, ka (ri)orbituar në kursin e Albin Kurtit, tash e disa muaj, për Isa Mustafën nuk përbën befasi. Ky i fundit veçse paranjofton “dredhi” të radhës nga ajo “për të mbetur në pushtet.
“Sa i përket presidentes, ajo është treguar një karrieriste dhe manipulante e paskrupullt politike. Deri tani ka miratuar dhe ekzekutuar të gjitha veprimet e qeverisë Kurti që kanë çuar në izolimin politik dhe ekonomik të vendit. E ka lënë vendin pa kryeprokuror të shtetit, në disa raste e ka shkelë Kushtetutën dhe nuk ka reaguar asnjëherë në shkeljet kushtetuese nga qeveria. Edhe tani mund të presim dredhi të saj për të mbetur në pushtet”, tha Isa Mustafa për Nacionale.