Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Muriqi: “Jam në parajsë, dua të rri këtu”

    11/05/2023 10:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Vedat Muriqi po ndihet mjaft mirë në Mallorca.

    Sulmuesi kosovar është protagonist i ekipit spanjoll, por njëkohësisht edhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në La Liga.

    Ndërkohë, në një intervistë për një televizion spanjoll, “Pirati” ka folur për të ardhmen e tij duke e nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Mallorca.

    “E them gjithmonë se do të rri këtu sepse jam përshtatur këtu. Jam në shtëpi, tifozët më duan, edhe unë i dua ata dhe jam në një ishull, që është një parajsë. Shpresoj të mund të rri këtu deri në fund të karrierës, jo veç deri në fund të kontratës sime”, theksoi përfaqësuesi kosovar.

    Mallorca ia vendosi klauzolën e shkëputjes së kontratës lojtarit të saj kryesor në një vlerë prej 40 milionë eurosh.

    Klubi më i interesuar për momentin për Muriqin është Sevilla, e cila megjithatë nuk është e gatshme t’i ofrojë më shumë se 10-15 milionë euro për kartonin e futbollistit prizrenas.

    Artikuj të ngjashëm

    Muriqi në formacionin e javës në La Liga

    Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për sjellje josportive në takimin ndaj Las Palmas

    Muriqi: Ndeshja me Rumaninë më e mira në çdo aspekt

    Të Fundit

    E rëndë: Ky është i riu Ardit Beshiri që humbi jetën nga rrëshqitja e dheut

    Rama: Jemi duke e bërë robotin në Prishtinë, do t’i ndërtojë 600-1000 tulla në ditë nga materialet e reciklueshme

    Kurti hesht kur pyetet për ftesën nga Osmani për dalje nga ngërçi

    U largua nga skena pas një aksidenti – Flet Osman Azemi, tregon si e ka gjendjen

    Këto janë fjalët e Papës së ri: Kisha duhet të sjellë dritë në botën e errët të sotme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.