Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Murati takon drejtues të FMN-së, ata i kërkojnë miratimin e marrëveshjeve në Kuvend

    11/10/2023 14:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka takuar përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, të cilët i kanë kërkuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

    Sipas një komunikate për medie të Ministrisë së Financave, projektet e negociuara janë të rëndësishme dhe votimi i tyre në Kuvend është tejet i rëndësishëm.

    “Së fundmi, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN theksuan se projektet që janë negociuar dhe paraqitur në Kuvend për votim janë kredibile dhe me ndikim të konsiderueshëm për ekonominë e Kosovës, prandaj edhe votimi i tyre nga Kuvendi i Kosovës është tejet i rëndësishëm”, thuhet në komunikatë.

    Ministri Murati gjatë Takimeve Vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar që po mbahen në Marakesh të Marokos është takuar me z. Bo Li, zëvendës Drejtor Menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), z. Alfred Kammer, Drejtor për Evropë nga FMN, si dhe znj. Antonella Bassani, zëvendëse Presidente për regjionin e Evropës dhe Azisë nga Banka Botërore.

    Sipas komunikatës, në këto takime janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me ecuritë e fundit ekonomike e fiskale, pritjet për vitin e ardhshëm dhe vitet në vijim si dhe për bashkëpunimin midis Ministrisë së Financave, Punë dhe Transfereve dhe FMN-së e Bankës Botërore.

    “Për sa i përket zhvillimeve gjatë vitit 2023, Ministri Murati theksoi se përkundër vështirësive që vijnë nga ambienti i jashtëm, vlerësimet më të fundit tregojnë se rritja ekonomike do të jetë solide. Ministri Murati po ashtu informoi përfaqësuesit e lartë të FMN-së dhe Bankës Botërore për përformancën e mbledhjes së të hyrave buxhetore, me theks të veçantë tek të hyrat tatimore. Ai tha se ky është viti i tretë me radhë ku të hyrat tatimore kanë rritje dyshifrore, kjo falë aktivitetit të shtuar ekonomik dhe rritjes së efiçiencës në mbledhjen e tatimeve.

    Gjatë takimeve u diskutuan edhe portfoliot e projekteve aktive dhe atyre në proces, ku përfaqësuesit falënderuan Ministrin Murati për angazhimin e tij të drejtpërdrejt në përshpejtimin e ekzekutimit të projekteve ekzistuese”, thuhet në komunikatën e MF-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

    FMN-ja parasheh këtë përqindje të rritjes ekonomike në Kosovë

    Të Fundit

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Dafina Zeqiri paralajmëron projektin e ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.