Komuna e Pejës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme lidhur me projektin Borea, ku kryetari Gazmend Muhaxheri ka dhënë shpjegime për arsyet pse ky projekt nuk është realizuar deri më tani, raporton GazetaDemos.
Lidhur me dështimin e këtij projekti ka folur edhe asambleisti i Kuvendit Komunal në Pejë, Naim Bytyqi i cili tha se kjo seancë vetëm e jashtëzakonshme nuk ishte.
“Fillimisht ftesën për seancë të jashtëzakonshme me të vërtetë nuk e kuptoj dhe e shoh si dëm këtë, nëse vërtetë kemi nevojë për seancë të jashtëzakonshme, këtu nuk po e shohim”, tha ai.
Më tej ai e akuzoi kryetarin se ai e ka ditur se ky projekt nuk do të realizohet fare dhe se mos realizimi i këtij projekti është bërë me qëllim nga kryetari aktual .
“Unë dyshoj se ti e ke ditur që projekti Borea nuk do realizohet dhe është e pa falshme nëse është bërë me qëllim dhe unë dyshoj që është bërë më qëllim, është i pa falshëm keqpërdorimi i kësaj perle i këtij investimi me u përdor për elektoral me u përdor për vota”.
Më tej ai ftoi organet e drejtësisë që të merren me këtë çështje dhe ta intervistojnë kryetarin.