Një trafo në rrugën “Eliot Engëll” në Pejë në një parking prapa ndërtesës “Metro Bajraktari”, është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme.
Kështu ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 12:10 minuta policia është njoftuar se në rrugën Eliot Engëll në Pejë në një parking prapa ndërtesës Metro Bajraktari zjarri e kishte kapluar një trafo”, ka thënë Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ndërsa në vend ngjarje kanë dal policia, zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.
“Në vend të ngjarjes kanë dal policia zjarrfikësit, eksperti i zjarrit, dëmet janë të konsiderueshme nuk ka të lënduar, rasti po hetohet”, ka thënë Gashi.