Komuna e Mitrovicës së Veriut ka marrë vendim që të lirojë hapësirat publike, duke i larguar nga trotuaret kioskat private, tavolinat dhe shitësit ambulantë.
“Me qëllim të krijimit të kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve në hapësirat publike, njoftohen subjektet afariste, shitësit ambulant dhe personat fizik që nga data 11/03, 2024 të bëjnë lirimin e trotuareve, duke larguar nga rruga kioskat private, tavolinat, mallrat e ekspozuara si dhe gjërat tjera të vendosura në trotuare me qëllim të ekspozimit të mallrave përgjatë rrugëve si dhe shëtitoreve të qytetit.”, thuhet në vendim.
Kjo komunë ka paralajmëruar se në rast të mosrespektimit të vendimit do të merren masa ligjore.
Në rast të mos respektimi të njoftimit të Drejtorisë së Inspekcionit, inspektorët komuna obligohen të ndërmarrin veprime ligjore deri në eleminimin e parregullsive.
Në rast të mos respektimi të njoftimit të Drejtorisë së Inspekcionit, inspektorët komuna obligohen të ndërmarrin veprime ligjore deri në eleminimin e parregullsive.