Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministrja Rizvanolli: Duhet shumë punë për izolimin e shtëpive

    06/10/2022 22:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për idenë që para disa ditësh ua dha qytetarëve, që t’i izolojnë shtëpitë pasi po i pret një dimër i vështirë.

    Rizvanolli në Tëvë1 ka deklaruar se kanë parë mundësitë për të subvencionuar pjesërisht izolimin e shtëpive, megjithatë, la të kuptohet se për këtë duhet punë.

    “Këtë vit do të shohim mundësitë për të subvencionuar materialet ose ndonjë formë të pjesshme që kontribuon në izolimin e shtëpive, por duhet të kemi parasysh që kur po flasim për izolim, po flasim për projekt që u paraprin auditimi energjetik, planifikimi e realizimi i ndërhyrjeve, mbikqyrja e cilësisë së punëve, të gjitha këto duan kohë dhe ekspertizë të cilën institucionet tona nuk e kanë të zhvilluar dhe kapacitetet i kanë të kufizuara”, tha ajo.

    Tutje, Rizvanolli shtoi se kjo çështje do të jetë prioritet për vitin tjetër.

    “Gjatë këtij viti, gjithashtu, projekti i MCC ka pilotuar për herë të parë këto investime në izolim, në sektorin private. Janë nxjerrë disa mësime, disa prej tyre janë përdorur edhe në masat që i lansuam sot, dhe pasi i kemi konsideruar mundësitë për ndonjë masë të shpejtë sa i përket izolimit, rreziku ka qenë tejet i lartë për të bërë diçka të përshpejtuar, por kjo është prioritet për vitin tjetër”, shtoi ministrja e Ekonomisë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Rizvanolli: Normalizohet furnizimi me ujë pas sulmit në kanalin Ibër- Lepenc 

    Të Fundit

    Vetaksident në rrugën Drenas–Skenderaj, raportohet për një person të vdekur

    Tahiri: Pushteti aktual do që ta shtyjë çdo zhvillim deri në zgjedhjet lokale, kampi ish-opozitar t’i ndërmarrë këto tri veprime që tani

    Osmani: E ardhmja jonë si shoqëri matet me mënyrën si i trajtojmë fëmijët

    Vjen në Kosovë edhe Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

    Rizvanolli: KEK-u ka nisur furnizimin me energji për ndërmarrjet në tregun e lirë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.