Ministria e Punëve të Brendshme, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë Xhelal Sveçla ka blerë frigoriferë për vetura.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-Prokurimi, blerja e dy frigoriferëve të cilët do të vendosen në dy vetura, i ka kushtuar kësaj Ministrie 452 euro, apo rreth 225 një.
Arsyeja e blerjes së këtyre frigoriferëve, si dhe në cilat vetura do të vendosen, nuk janë treguar.