Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Ministria e Gërvallës kërkon që një xhami në Nju-Jork të shndërrohet në qendër votimi, ligji e ndalon

    03/12/2024 12:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kërkesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ndaj KQZ-së për hapësira të reja për votim jashtë vendit po shihet si e kundërligjshme në shumë aspekte. Letra e Donika Gërvallës për kryetarin e KQZ-së, që e përmban një kërkesë të tillë, edhe në përmbajtje është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

    Në aneksin e letrës janë përmendur në detaje hapësirat e propozuara nga ministria.

    Aty ofrohen fotografi dhe informacione tjera për hapësirat e propozuara.

    Nga përmbajta e aneksit të letrës shihet se MPJD-ja ka propozuar që në Nju Jork të ShBA-së si qendër e votimit të shndërrohet edhe një xhami.

    Xhamia që është propozuar.

    Një propozim i tillë është në kundërshtim me Rregulloren Zgjedhore për Themelimin dhe Menaxhimin e Qendrave të Votimit.

    Në nenit 2, paragrafi 4.3, të kësaj rregullore thuhet se vendndodhja e qendrave të votimit nuk duhet të jetë në objekte fetare.

    Çka përmban letra e MPJD-së për KQZ-në?

    Pasi KQZ-ja ia kishte refuzuar memorandumin, me të cilin kërkonte kompetenca në organizimin e zgjedhjeve në diasporë, ministria e Gërvallës ka bërë një hap tjetër.

    Ndonëse procesi regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës është duke ecur, Gërvalla i ka shkruar një letër kryetarit të KQZ-së, Kreshnik Radoniqit, ku i ka i kërkuar miratimin e hapësirave të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore për organizimin e votimit jashtë Kosovë.

    “Në ato vende ku hapësirat e misionve tona janë të vogla për të ofruar mundësinë e votimit për të gjithë qytetarët e asaj zone me të drejtë vote, është e nevojshme që urgjentisht të shqyrtojmë hapësirat shtesë për votim jashtë vendit, pra përfshirjen në qendrat e votimit të hapësirave të shfrytëzuara nga përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore, në përputhje me standardet më të mira“, thuhet në letrën që Gërvalla ia ka nisur Radoniqit më 27 nëntor, raporton Nacionale.

    Kjo letër e ministres Gërvalla është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës (nenit 139) dhe e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.

    Letra është në kundërshtim edhe të vendimeve të institucioneve të drejtësisë, pasi që çështja të cilën kjo ministri e ka çuar në KQZ është shqyrtuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit.

    Të gjitha këto institucione i kanë dhënë të drejtë KQZ-së për vendimin e 29 gushtit 2024.

    Artikuj të ngjashëm

    Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale (Foto)

    Digjet xhamia në Shqipëri, imami ka një njoftim me rëndësi

    Gërvalla në New York: Kosova ka vendosmëri për integrim euroatlantik

    Të Fundit

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.