Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Zbulohen mesazhet e Hysri Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale (Foto)

    08/05/2025 16:29
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Hysri Selimi, i arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, po dyshohet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), sipas dosjes së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

    Siç raporton Telegrafi, Hysri Selimi ka zhvilluar biseda me një zyrtari të BIA-s, përmes aplikacionit Viber.

    Këto biseda të cilat siç raporton Telegrafi zbulojnë një bashkëpunim të strukturuar mes Selimit dhe BIA-s, përfshirë raportime të detajuara për arrestime në Kosovë, lëvizje të grupeve radikale dhe interesim për krijimin e mesxhideve (xhamive) ilegale jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).

    Bisedat përmes Viber që zbulojnë detaje të reja:

    Në një nga mesazhet e datës 5 qershor 2024, Selimi njofton zyrtarin serb për arrestimin në Ferizaj të dy personave të dyshuar si bashkëpunëtorë të Serbisë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi.

    Më pas, ai shpreh shqetësim për mundësinë e përfshirjes së tij në këtë rast.

    “A keni dëgjuar për këtë lajm? A është e mundshme ta kem ndonjë problem? Pavarësisht, unë udhëtoj si njeri i lirë,” i shkruan Selimi zyrtarit të BIA-s serbe.

    Zyrtari i BIA-s i përgjigjet të nesërmen: “Jo bre. Çfarë lidhje ke ti. Shihemi nesër rreth orës 08:30!”

    Në një komunikim tjetër, mes Selimit dhe zyrtarit të BIA-s, konfirmohen dyshimet e mëhershme për përfshirjen e Serbisë në nxitjen e rrymave radikale në Kosovë.

    Selimi shkruan: “Genci dhe Alejhimi jo… nuk flasin me grupin e tij”. Menjëherë pason përgjigja e zyrtarit të BIA-s: “A po shikojnë që ta themelojnë mesxhidin?”, shkruan Telegrafi.

    Kjo është konsideruar si një nga bërthamat kryesore të bashkëpunimit të Selimit me BIA-n.

    Sipas dosjes së PSRK-së, Selimi ka mbledhur e më pas i ka dhënë informacione BIA-s për numrin e personave të radikalizuar dhe numrin e atyre qytetarëve të Kosovës që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

    Përveç kësaj, ai kishte siguruar të dhëna për zyrtarë të lartë të partive politike në Kosovë dhe informacione rreth institucioneve të sigurisë.

    Në dosje thuhet se informacionet për BIA-n janë dorëzuar në takime fizike në territorin e Serbisë, ndërkohë që Selimi ishte paguar deri në 700 euro për shërbimet e tij. Po ashtu, BIA i kishte pajisur Selimin me telefona të mençur për të mundësuar komunikimet sekrete me zyrtarët serbë.

    Arrestimi i Selimit është parë si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të luftuar rrjetet e spiunazhit dhe ndikimin e jashtëm në çështjet e brendshme të sigurisë së Kosovës

    Artikuj të ngjashëm

    Digjet xhamia në Shqipëri, imami ka një njoftim me rëndësi

    Ministria e Gërvallës kërkon që një xhami në Nju-Jork të shndërrohet në qendër votimi, ligji e ndalon

    Gjermanja konvertohet në myslimane në xhaminë e Ferizajt

    Të Fundit

    Kjo është top 10-shja e Eurovizionit 2025

    Shqipëria pas më shumë se një dekade në top 10-she, zë vendin e 8 në Eurovizion

    Austria fiton Eurovisionin 2025

    Shqipëria merr 173 pikë nga publiku

    Përfundon votimi i jurisë kombëtare: Shqipëria grumbullon 38 pikë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.