Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    01/07/2025 16:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur të martën në Shkup në një takim të nivelit të lartë, në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për rajonin.

    Në fokus të takimit të udhëhequr nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ishte vlerësimi i reformave të deritanishme dhe nxitja e implementimit të tyre, si parakusht për përfitimin e mbështetjes financiare në vlerë prej 6 miliardë eurosh.

    Sipas Komisionit Evropian, Plani i Rritjes synon të afrojë vendet e rajonit me Tregun e Përbashkët Evropian, përmes integrimit ekonomik dhe reformave strukturore. Deri më tani, katër vende, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia,  kanë përfituar parapagimet nga mekanizmi i quajtur Reform & Growth Facility, si rezultat i avancimit me agjendat përkatëse të reformës.

    Ndërkohë, Kosova ende nuk i ka siguruar këto fonde.

    Komisioni Evropian i ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të përshpejtojnë procedurat për miratimin e marrëveshjes për këtë instrument dhe marrëveshjen për hua.

    Kjo kërkon një Kuvend të konstituuar dhe funksional, gjë që aktualisht mbetet e pamundur për shkak të krizës institucionale.

    “Komisioni inkurajon Kosovën të përshpejtojë procesin e miratimit për vënien në fuqi të Marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe të Marrëveshjes për Hua, për të zhbllokuar parapagimin”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.

    Kosova, nëse arrin t’i plotësojë kushtet, mund të përfitojë rreth 60 milionë euro vetëm në fazën e parë të këtij instrumenti.

    Komisionerja Kos theksoi se Plani kërkon udhëheqje të qëndrueshme politike dhe angazhim të vazhdueshëm për të arritur rezultate të dukshme në terren.

    “Ky instrument ka nevojë për drejtim të fortë politik për të siguruar zbatim të shpejtë dhe të plotë. Vetëm kështu partnerët tanë do të përshpejtojnë rritjen dhe do të avancojnë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh ajo.

    Liderët rajonalë u dakorduan që të takohen sërish në vjeshtë, për të ndjekur përparimin dhe për të ruajtur vrullin politik pas zbatimit të Planit.

    Ndërkohë sot sërish parlamenti kapi dështimin e 40-të me radhë të seancës për konstituimin e Kuvendit.

    Artikuj të ngjashëm

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Të Fundit

    Shefja e ambasadës amerikane: Kam festuar 4 korrikun në shumë vende, s’mund të imagjinoj më mirë se në Kosovë

    Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

    Milishevci – Bukuritë që Shërojnë

    Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

    Gjilas thotë se fëmija e pyet Vuçiqin se çfarë bëri atë ditë: Babi propozoi të vrisnin 100 myslimanë për një serb

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.