Skuadra e Milanit ka pësuar humbje ndaj Torinos në Serie A me shifrat 2:1 në ndeshjen e javës së 26-të.
Qysh në minutën e pestë skuadra vendase shënoi për 1:0 me anë të një autogol nga Thiaw.
Në minutën e 32’të, Pulisic humbi penallti, që ishte e para në karrierën e tij.
Pjesën e dytë, ekipi i Conceicaos ishte më i mirë në fushë, por që shënuan vetëm një herë me anë të mesfushorit holandez, Reijnders.
Vetëm pas tri minutash, Gineitis shënoi për 2:1, që ishte epilogu final i këtij takimi.
Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 31 pikëve në pozitën e 11-të, kurse Milan në pozitën e 7-të me 41 pikë