Milani ka ndezur motorët në pjesën e dytë të lojës me Leccen, duke kujtuar se kush është.
“Rosonerëve” i janë dashur 5 minuta për të kthyer rezultatin nga 2:0, në 2:2.
Në minutën e ’68-të, Gallo i Lecces shënoi autogol, ndërkaq një ndërhyrje e ashpër ndaj Pulisicit në zonën e 16-shit, bëri që ky i fundit nga pika e bardhë e penaltisë të barazojë shifrat në “Stadio Via del Mare”.