Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e zëvendëudhëheqësit të Hamasit, Saleh al-Arouri, mbajtur në Beirut.
Masa e njerëzve bartte afishe me imazhin e tij dhe valëvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit nëpër rrugë, në mes tingujve të muzikës, lutjeve dhe të shtënave të forta, raporton BBC.
Funerali i të dytit të Hamasit, është mbajtur dy ditë pas vrasjes së tij në një sulm në kryeqytetin libanez. Al-Arouri ka qenë figurë kyce në brigadën e “Izzedine al-Qassam” dhe një aleat I Ismail Haniyeh, kreut të Hamasit.
Gjithandej Libanit, njerëzit e kanë përcjell ceremoninë në televizorë, duke menduar se di vrasja e tij mund të ketë ndikim në shtetin e tyre.