Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Nesër përpjekja e 14-të për konstituim të Kuvendit, pritet skenari i njëjtë

    10/05/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nesër do të bëhet përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për këtë pozitë. Sinjale po ashtu nuk ka se do të hiqet dorë nga propozimi për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arritur të marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.

    Seanca konstituive, e ndërprerë të premten do të vazhdojë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 14-të çdo 48 orë që nga 15 prilli, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë. Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV-së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

    Kreu i VV-së, Albin Kurti sot tha se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar e kësaj partie për kryekuvendare.

    “Ne kemi të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe emëruar përfaqësuesit tanë, dhe këtë të drejtë po e ushtrojmë me përgjegjshmëri. Ne kemi kandidatin më të votuar për këtë post, Albulena Haxhiun, mbesën e heroit Ahmet Haxhiu, dhe nuk heqim dorë nga kjo kandidaturë”, tha Kurti.

    Ai tha se mund të bëjë kompromise për formimin e Qeverisë, por jo për konsituimin e Kuvendit, pasi siç pohoi ju takon të gjithëve.

    Kujtojmë gjatë kësaj jave, menjëherë pas dështimit të seancës së 11’të, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i dërgoi një letër atij të LDK’së, Lumir Abdixhikut, ku i kërkoi që të hynin në koalicion bashkë.

    Abdixhiku ia ka kthyer përgjigjen, duke refuzuar bashkëpunimin, por duke propozuar për fillimin e një procesi të ri konsultativ, që parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit.

    LDK është shprehur e gatshme që ta drejtojë këtë proces konsultativ, siç ka thënë, për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantuar stabilitetin kombëtar në vend.

    Ky propozim është kundërshtuar nga VV-ja. Kreu i VV-së, Albin Kurti sot tha se LDK do të duhej ta kishte më të lehtë koalicion me VV-në, ndërsa ‘thumboi’ partinë e Lumir Abdixhikut duke thënë se mund të ketë preferenca të tjera.

    “E shkrova edhe një letër tjetër për marrëveshje politike për koalicion Lëvizja VETËVENDOSJE!-Lidhja Demokratike e Kosovës, por edhe ajo u refuzua mjaft ashpër. Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2020 bëri koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE!; tani, pas reformave, do të duhej të ishte edhe më e lehtë të bënin koalicion me ne, por nuk po ngjan ashtu – ndoshta rruga e re ka preferenca tjera. Ne duam qeveri normale, jo qeveri të përkohshme apo tranzitore apo teknike.”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Për zgjidhjen e ngërçit institucional është kërkuar që presidentja Osmani të ndërhyjë duke ftuar partitë politike për takim konsultativ. Nga Presidenca gjatë javës kanë konfirmuar se Osmani do të kontaktojë “së shpejti” me partitë për një takim gjithëpërfshirës.

    Artikuj të ngjashëm

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.