Lionel Messi ia del më në fund të përmbushë misionin e tij për të fituar një trofe të rëndësishëm me kombëtaren argjentinase.
U deshën plot 5 finale të luajtura dhe më në fund Argjentina ia doli të fitojë me rezultatin minimal 1-0, duke bërë që flamuri i bardhë e blu të ngjitet lart në “Maracana”-në legjendare.
Argjentina me Messine e mundën Brazilin në finale.
Menjëherë pas triumfit, Messi ndau emocionet që përjetonte pas një suksesi që i mungonte me Argjentinën.
“Që në edicionin e fundit të Copa Americas, u pa që kjo skuadër ishte shumë e fortë dhe e motivuar. Disa finale i kemi humbur, por e dija që do të vinte edhe ky moment. E ndjeja që zoti e kishte ruajtur këtë sukses për ne pikërisht ndaj Brazilit dhe në shtëpinë e tyre, në Brazil”.
“Kur mbaroi ndeshja, mendova për familjen time. Shumë herë kur dështonim, shkoja me pushime dhe ditët e para i kaloja në dëshpërim, por këtë herë do të jetë ndryshe. Kjo ndeshje do të mbetet në histori, jo vetëm sepse fituam, por edhe sepse mundëm Brazilin në shtëpinë e tij”.