Ylli i Barcelonës, Pedri thotë se Lionel Messi është “padyshim” përpara Cristiano Ronaldos në debatin e GOAT, pavarësisht se portugezi është “i shkëlqyer gjithashtu”.
“Messi, pa dyshim. Por Cristiano është gjithashtu një lojtar i madh”, tha ai.
Pedri, i cili ka punuar së bashku me Messin në Camp Nou para transferimit të argjentinasit në Paris Saint-Germain në vitin 2021, këtë deklarim e dha për The Residency kur u pyet për qëndrimin e tij në diskutimin e gjatë të GOAT.
Messi dhe Ronaldo, dy figura ikonike të epokës moderne kanë kaluar karrierën e tyre përkatëse duke luftuar me njëri-tjetrin për të drejtën për t’u konsideruar si lojtari më i mirë në planet, dhe potencialisht më i madhi i të gjitha kohërave.
Messi tani ka tetë Topa të Artë në listën e tij të nderit, krahasuar me pesë të Ronaldos, por të dy kanë rekorde të panumërta dhe trofe të mëdhenj në emër të tyre, shkrun Goal.com