Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Mesazhi i dy provokimeve në komunën e Dragashit

    09/05/2025 11:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Bedri Halimi

    Dihet se raportet mes popullatës së Opojës e Gorës, historikisht kanë qenë të mira. Përkundër tentimit të vazhdueshëm të Serbisë për ta instrumentalizuar popullatën e Gorës, duke e ndërsyer kundër popullatës së Opojës, nuk rezultoi asnjëherë me suksese.

    Dihet se disa individ nga Gora kanë qënë “më katolik se Papa”, duke u paraqitur më serbë se serbët. Por ata më vonë janë detyruar të mrizojnë në Beograd, nga se e dinë se çka kanë bërë dhe si janë sjellur gjatë kohës së okupimit millosheviqian.

    Kjo gjendje, me kalimin e kohës, si duket dikujt në Serbi nuk po i konvenon, prandaj don të bëjë veprime e iniciativa që nuk dërgojnë drejtë ruajtjes së raporteve të mira mes popullatës së Gorës e Opojës. Prandaj, në këtë drejtim u gjet dikush si instrument, për ta bërë një provokim, me rastin e Ditës së Shengjergjit, që jo vetëm në Gorë festohet masivisht.

    Kështu, nga festimi tradicional, dikush deshi ti shtoj edhe elemente shtesë, për ta serbizuar këtë festë, me këngëtarë nga Serbia.

    Kjo gjë padyshim nuk u prit mirë nga popullata e Opojës, si dhe nga pjesa dërmuese e popullatës së Gorës, duke reaguar publikisht në forma të ndryshme qoftë individët, qoftë edhe institucionalisht si OVL e UÇK-së, pastaj edhe udhëheqja komunale bëri prononcim të përmbajtur duke u deklaruar për këtë shqetësim të panevojshëm.

    Dikush pra, deshi ta prish festën e Shëngjergjit te popullata e Gorës për ta materialzuar pastaj politikisht se si shqiptarët e Opojës janë kundër kulturës e festës së Shengjergjit në Gorë.

    Dhe si për ironi, patën zgjedhur pikërisht ditën e 5 majit, ditën e dëshmorëve. Tamam, për t’i detyruar shqiptarët të reagojnë.

    Dhe reagimi u bë, në formë të kulturuar, duke treguar se nuk jemi as kundër kulturës serbe, as kundër muzikës serbe, por jemi kundër keqpërdorimit të kulturës për interesa të politikës antishqiptare.

    Edhe rasti i një të riu nga Rapça e Gorës, që pikërisht në këtë festë, pra të Shëngjergjit, doli me provokim me mbishkrimin “Kosovo i Metohija”, nuk është rastësi. Kjo i gjason provokimeve të vazhdueshme serbe në Gazimestan, kur shumë të rinjë serbë bënin e bëjnë provokime në këtë formë, me majica me mbishkrime që nxisin urrjejte e mosdurim ndaj shqiparëve.

    Si konkludim:

    Nuk është problem prezenca e këngëtareve të caktuar, qofshin edhe serbë, në një manifestim. Por problem është mesazhi, qëllimi që duan ta përcjellin në opinionin e Gorës dhe jo vetëm, duke treguar se:

    Serbia nuk ka hequr dorë nga qëllimet e saja si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Gorës si pjesë e saj në veçanti.

    Dhe e dyta, institucionet e Kosovës, Komuna, policia, etj., duhet të jenë vigjilent ndaj këtyre provokimeve të qëllimta.

    Dhe më kryesorja:

    Popullata e Gorës, duhet të vazhdoj të reflektoj nga këto provokime, duke mos ra pre e planeve ogurzeza, në radhë të parë ndaj popullatës së Gorës, që duan t’i përdorin përherë “mish për top”, kundër shqiptarëve, e për interesa të shovinizmit serbë.

    Plagët e luftës te shqiptarët nuk janë shëruar dhe nuk harrohen kurrë. Poashtu, edhe popullata e Gorës nuk e harron mobilizimin e dhunshëm që ua bëri Serbia gjatë luftës, si dhe keqpërdorimet e shumta që u kanë bërë forcat serbe në dhunimin e shumë femrave në trevën e Gorës. Ashtu siç kanë ndodhur shumë raste të dhunimeve të femrave në Kosovë, ku shumë prej tyre, pas dhunimeve u është thënë duke i kërcnuar, se po treguat se çfarë u ka ndodhur, do t’ju likujdojmë fizikisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në shumë raste në Gorë, ku kërcnimi u është bërë hapur. Dihet mendësia kolektive, që këtë plagë, ta mbajnë fshehur, për shkak të ashtuquajturit “turp”, duke heshtur, ashtu siç dihet që shumë pleq të Gorës, se si kanë deklaruar para pjestarëve të Opojës, se “ju keni shpëtuar lehtë, sepse krejt popullin e shpërngulen nga Opoja, kurse ne, në njërën anë e kemi vajtuar fatin tuaj, e në anën tjetër, u ballafaquam me situata që njeriu normal nuk mund ta besoj se çka kanë ba forcat serbe, sidomos natën, duke ju hy nëpër shpija shumë familjeve gorane, mëshkujt e të cilave i kanë mobilizuar dhunshëm, duke i detyruar për të hapur istikame në pjesën e kufirit me Shqipërinë”. Mjerisht këtë mendësi tradicionale të heshtjes ndaj këtij lloji të krimit, si popullata shqiptare në shumë vende të Kosovës e ka edhe sot, ashtu siç po këtë mendësi, për shkak “të turpit e frikës” vazhdon ta ketë edhe popullata e Gorës.

    Ata që i harrojnë gjërat e këqija, i ndihmojnë të keqës, duke ja krijuar mundësinë e ardhjes së të këqijave të reja në të ardhmen.

    Artikuj të ngjashëm

    Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese, le të sqarohet se a ka shkelje apo jo

    Kadrijaj: VV nuk mund t’i ndryshojë rregullat e lojës, prandaj do t’i drejtohemi Kushtetueses

    LDK-ja mbledh nënshkrime, të hënën i kërkon ZRRE-së anulimin e vendimeve për rrymën

    Të Fundit

    Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese, le të sqarohet se a ka shkelje apo jo

    Mesazhi i dy provokimeve në komunën e Dragashit

    Kadrijaj: VV nuk mund t’i ndryshojë rregullat e lojës, prandaj do t’i drejtohemi Kushtetueses

    LDK-ja mbledh nënshkrime, të hënën i kërkon ZRRE-së anulimin e vendimeve për rrymën

    Kadriaj: Kemi siguruar nënshkrimet për ta adresuar ‘bllokadën’ në Kushtetuese, e çojmë të hënën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.