Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    LDK-ja mbledh nënshkrime, të hënën i kërkon ZRRE-së anulimin e vendimeve për rrymën

    09/05/2025 11:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se partia e saj ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve për të kërkuar të hënën që ZRRE_ja të anulojë dy vendimet, atë për shtrenjtimin e rrymës për 16.1% dhe atë për daljen e bizneseve në treg të hapur.

    Bajrami ka thënë se bizneset kanë njoftuar se të vetmen ofertë që kanë marrë nga bizneset, është nga KESCO dhe se oferta që kanë marrë është 260% më e shtrenjtë.

    “Më lejoni të iu informoj që sot kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve, do të vazhdojmë të marrim disa prej tyre, si deputet do të kërkojmë të hënën, në ZRRE për anulimin e dy vendimeve, për të hyrat maksimale për operatorët e energjisë elektrike që e ka rritur çmimin 16.1 % në mënyrë që të parandalojmë një valë të re të inflacionit dhe vendimin që detyron daljen e kompanive në tregun e hapur”

    “Bizneset kanë marrë ofertë vetëm nga KESCO dhe ZRRE Mund ta vërtetojë që s’ka treg të hapur për furnizim energji elektrike. Ofertën që e kanë marrë nga KESCO është 260 % më shtrenjtë. Imagjinoni 1300 kompani që pas 1 qershorit, energjia e elektrike për këto kompani rritet për 260 %”, ka thënë Bajrami.

    Bajrami ka thënë se një pjesë e bizneseve kanë deklaruar se nëse vendimi hyn në fuqi, duhet t’ia vënë çelsin kompanive.

    Artikuj të ngjashëm

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Të Fundit

    Kompletohet finalja e “Eurovision 2025”

    Përfundon ”ëndrra” për tifozët e Realit – është koha e gjumit, Barcelona KAMPION

    KFOR-i tregon pse i hapi tri rrugë ilegale në veri – Policia e Kosovës paralajmëron mbylljen e tyre 

    Renee feston ditëlindjen, Nora dhe Roberti ndajnë pamje nga festa!

    Von der Leyen publikon foton me liderët e BP6 në Tiranë: Ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.