Në kolumnën e Drejtorit Ekzekutiv të mediumit malazez “Vijesti”, Željko Ivanoviq ka lartësuar fjalimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Lutjet e Mëngjesit, javën e kaluar në Washington.
“Ftesa si e veçantë për Presidenten Osmani, flet shumë për diplomacinë dhe lobimin e fqinjëve”, shkruan Ivanoviq, ndërsa shton se Ministri i Urbanizmit dhe i Velje Brdo-s, Slaven Radunoviq bëri gabim që e anashkaloi drekën dhe humbi fjalimin e të pares së shtetit të Kosovës, pasi siç thotë ai po ta kishte dëgjuar fjalimin 12 minutësh të saj do të kuptonte se Kosova nuk është “shtet i rremë”.
Për Invanoviq, 12 minutat e Osmanit ishin më të mirat të shfrytëzuari nga një politikan, dhe se nga kjo ai thotë se Slaven Radunoviq mund të mësonte diçka e t’ia përcillte edhe bashkëmendimtarëve të tij.
“Por nuk ka të bëjë Lutja e Mëngjesit vetëm me fjalimin e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë. Pas mëngjesit, vjen dreka. Edhe aty gjithçka fillon me lutje, e më pas, skena u takon të ftuarve të veçantë. Nga tre të përzgjedhurit, njëra ishte Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës. Kjo flet për fuqinë e diplomacisë dhe lobimit të fqinjëve tanë. Më vjen keq që ministri i urbanizmit dhe i Velje Brdo-s, Slaven Radunović, e anashkaloi këtë drekë. Dhe lutjen. Mbi të gjitha, ai humbi fjalimin e zonjës Osmani. Po ta kishte dëgjuar, do të kuptonte se Kosova nuk është një “shtet i rremë”.
“Një rrëfim i ngrohtë dhe personal për një rrugëtim atipik politik—një fëmijë lufte, siç e quajti veten, të cilës politika e urrejtjes (Millosheviqi dhe rrethi i tij) i mori gjithçka, e dëboi nga shtëpia, nga qyteti i lindjes, duke kaluar përmes mërgimit, vuajtjes, varfërisë, deri te çlirimi dhe kthimi në vendlindje. Dhe tani, në skenën më të madhe, në Uashington. Ishin 12 minutat më së miri të shfrytëzuara nga një politikan që kam parë ndonjëherë. Dhe këtë e konfirmuan ovacionet e të pranishmëve pas fjalimit të saj”, shkruan Drejtori i mediumit malazez.
Dëmi është për Slavenin—mund të kishte mësuar diçka, të nxirrte ndonjë përfundim dhe, kur të kthehej, t’ua përcillte bashkëmendimtarëve të tij. Sidomos Vranešit, i cili kishte premtuar se vitin e ardhshme—pra, këtë vit—do të jetë në Prizren. Do ta kenë dëshirë”.
“Kur krahasohemi me Kosovën, ne jemi një shtet “banane”, shkruan ai, ndërsa shton se kur Osmani vizitonte Kongresin, Senatin e merrte duartrokitje nga pjesëmarrësit në Lutjet e Mëngjesit, udhëheqësit e Malizt të Zi ishin në shtëpi, ndërsa ironizon duke thënë se kishin “punë më të rëndësishme”.
“Ndërsa zonja Osmani vizitonte Kongresin, Senatin, Departamentin e Shtetit, dhe merrte ovacionet e dy mijë pjesëmarrësve të Lutjes së Mëngjesit, udhëheqësit tanë mbetën në shtëpi. Kishin punë më të rëndësishme. Jakovi, pas blerjes së gomave të reja dhe makinës së re për veten dhe familjen, duhej të siguronte edhe një apartament të ri. Ndërsa Mickey kishte një justifikim më të fortë: Krvavac po e linte dhe duhej të shuante zjarrin në shtëpi. Sepse, ashtu siç Milo nuk mundej pa Roçkon, Aleksa pa Bokin, Dritani pa Porfirin, po ashtu as Miki nuk mundet pa Brankon. E radhën e ka Joanikije”.