Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mbrojtja pritet t’i thërrasë deri 25 dëshmitarë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    17/06/2025 20:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, mbrojtja pritet që të thërrasë deri në 25 dëshmitarë në rast që do të paraqes provat e saj, gjë e cila varet nga vendimi i trupit gjykues ndaj mocionit për rrëzimin e akuzave.

    Sipas një parashtrimi të përbashkët të mbrojtjes, thuhet se 15 dëshmitarë pritet të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit, ndërsa pjesa tjetër e dëshmive pritet që të paraqiten për t’u pranuar me shkrim sipas Rregullës 153 dhe 155, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Aty thuhet se mbrojtja e Thaçit pritet që të thërrasë deri në 12 dëshmitarë që të dëshmojnë fizikisht, por ky numër mund të jetë edhe me i vogël.

    Kurse, mbrojtja e Krasniqit pritet t’i thërrasë deri në 10 dëshmitarë e që pesë prej tyre të dëshmojnë drejtpërdrejt, ndërsa të tjerët me shkrim.

    Sipas parashtrimit deri më tani mbrojtja e Veselit dhe Selimit kanë thënë që nuk kanë ndërmend që të thërrasin dëshmitarë, por ata rezervojnë të drejtën e tyre për të paraqitur prova.

    Në anën tjetër, thuhet se duke u bazuar në këto vlerësime, i gjithë rasti i mbrojtjes pritet që të zgjasë rreth tre muaj duke përllogaritur edhe vonesat e mundshëm.

    Por aktualisht, mbrojtja ka kërkuar që të zgjatet afati i tyre procedural pas vendimit të trupit gjykues më 5 qershor 2025, i cili i caktoi afate për secilën nga palët dhe pjesëmarrësit për vijueshmërinë e çështjes në këtë rast, në rast që refuzohet pjesërisht ose tërësisht kërkesa për rrëzimin e akuzave.

    Mbrojtja ishte urdhëruar që deri më 16 korrik 2025 të njoftojë trupin gjykues në rast që synon që të paraqesë çështjen e saj dhe të dorëzojë listën e saj të dëshmitarëve deri më 21 korrik 2025.

    Një konferencë përgatitore pritet të mbahet më 21 korrik 2025 ku do të bëhej e ditur edhe kjo çështje.

    Mbrojtja ka kërkuar që listën e saj të dëshmitarëve të dorëzojë deri më 18 gusht 2025 duke u thirrur në hapa logjistik dhe procedural që ata duhet t‘i marrin e që nuk mund të përmbushen brenda afateve aktuale.

    “Disa nga ekipet e Mbrojtjes duhet të marrin miratimin nga ofruesit e Rregullës 107 për të: (i) zbuluar dokumente që mund të përdoren ose të paraqiten si pjesë e çështjes së Mbrojtjes; (ii) zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mundshëm; (iii) përgatitur dhe zbuluar deklaratat e finalizuara të këtyre dëshmitarëve; dhe (iv) lejuar dëshmitarët të dëshmojnë në këto procedura. Ndërsa diskutimet dhe negociatat me ofruesit e Rregullës 107 janë në vazhdim, ky proces nuk ka mundur të përparojë në mënyrë domethënëse deri sa u përcaktuan kufijtë e çështjes së ZPS-së, përfshirë përmbajtjen e materialeve të pranuara”, thuhet në parashtrim.

    Mbrojtja ka thënë se në rast që afatet ekzistuese nuk zgjaten, mbrojtja nuk do të jetë në gjendje që të përmbushë detyrimet e saj sipas Rregullës 119 (4). Kjo Rregull përcakton se brenda 30 ditëve nga konferenca përgatitore që është planifikuar të mbahet më 21 korrik 2025, të jetë e caktuar data për hapjen e çështjes së mbrojtjes.

    Si rrjedhojë, parashikohet që çështja e mbrojtjes të fillojë nga 25 gushti 2025 e tutje.

    Por, sipas parashikimeve të mbrojtjes që janë evidentuar në parashtrim, ata synojnë që të thërrasin dëshmitarin e parë më 15 shtator 2025 e cila është brenda afatit nga seanca përgatitore e cila është propozuar të mbahet më 18 gusht 2025.

    Mbrojtja është arsyetuar që nuk ka pasur shumë kohë gjatë procesit për t’u përgatitur për çështjen e saj duke përmendur kërkesat e shumta që iu është dashur t’iu përgjigjen, parashtrojnë, orarit intensiv të gjykimit, etj. Sipas tyre, të gjitha këto kanë kufizuar kohën dhe aktivitetin hetimor të mbrojtjes.

    Ndërsa, pas mbylljes së çështjes nga Prokuroria, mbrojtja thotë se iu është dashur që të përqendrohen në përgatitjen e një sërë shkrimeve duke përfshirë edhe parashtrimet e tyre ndaj kërkesave për pranimin e dokumenteve voluminoze në prova.

    Po ashtu, përveç kësaj, mbrojtja thotë se është dashur që të merren edhe me mocionin për rrëzimin e akuzuave, e të tjera. Sipas mbrojtjes, që nga njoftimi i Prokurorisë për mbylljen e çështjes ata kanë bërë 44 paraqitje në këtë çështje deri më 13 qershor 2025.

    Sipas mbrojtjes, kërkesa e tyre është e arsyeshme dhe nuk do t’i shkaktonte asnjë dëm palëve.

    Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimitdhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

    Artikuj të ngjashëm

    Gucati: Shteti nuk ka bërë asgjë për neve, jemi të dëshpruar që nuk na vizitoi Kurti – Bislimi e Aliu e vizituan vetëm Rexhën

    Nis dëshmia e dëshmitarit 105 në Hagë: Një serb që pretendon se u rrëmbye nga pjesëtarët e UÇK-së

    Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë

    Të Fundit

    ‘Më duket depresive për kandidaten’: Rohde flet për dështimin e 33-të në Kuvend

    Ambasadori frencez: Rruga e Kosovës drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Asociacionit

    Përfundon takimi i Trump në “Situation Room”, raportohet se po e shqyrton t’i bashkohet Izraelit për të goditur centralet bërthamore të Iranit

    Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz

    Nexhmedin Spahiu eskalon ndaj Blerim Latifit: Nëse lufton me u bashku me Shqipërinë, unë kam me ta kthy pushkën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.