Sot në zyret qendrore të OVL-UÇK-së në Prishtinë është mbajtur një takim i strukturave të shoqatave të dala nga lufta.
Në këtë takim u fol për ngërçin politik dhe nevojën e zhbllokimit të institucioneve të vendit.
Ndër tjera, këto struktura paralajmëruan edhe marrjen e veprimeve në rast se ky zhbllokim nuk nodh deri në afatin kohor nga Kushtetuesja.
“Kërkojmë që sa më shpejtë të formohen institucionet dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nëse jo atëherë pse kemi luftuar? Deri më 26 korrik nëse nuk formohen institucionet, ne nuk do të rrijmë duarkryq”, tha Gazmend Syla nga OVL-UÇK.