Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë vitit 2022

    09/01/2023 11:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Policia e Kosovës ka sqaruar se në 1 mijë e 897 raste viktimat kanë qenë gra ndërsa në 433 raste, viktima ishin burrat. Ndërkaq Avokati i Popullit Naim Qelaj, thotë se më shqetësues mbetet vlerësimi i rrezikut dhe koordinimi i autoriteteve reaguese.

    Dhuna në familje është një dukuri e cila është përhapur mjaft në Kosovë. Ndërkaq nga kjo dukuri më të prekurat janë vajzat dhe gratë.

    Në deklaratat e saj, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se luftimi i dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave është një prej zotimeve në programin e Qeverisë së Kosovës. Haxhiu në vazhdimësi ka bërë thirrje për raportim të dhunës në familje.

    “Angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fortë edhe më i fuqishëm, në mënyrë që djemtë e burrat ta respektojnë jetën dhe dinjitetin e grave në Kosovë”, tha ajo.

    Ndërkaq Avokati i Popullit, Naim Qelaj, për Radio Kosovën tha se Policia duhet të jetë e njoftuar për veprimet e Zyrës për mbrojtjen e viktimave. Qendra për Punë Sociale, Prokuroria dhe gjykatat sipas tij, duhet të jenë hallka të koordinuara me qëllim të reagimit si trup i vetëm. Ai përmendi dy raste në të cilat Avokati i Popullit ka dalë me qëndrime.

    “Te rasti i vrasjes në Emshir të ndjerës Sopa nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë recidivist, ka mjaftuar një deklaratë e viktimës se  ndoshta ai nuk e bënë më”, tha ai.

    Tutje Qelaj shtoi se shteti ka përgjegjësi për t’i mbrojtur viktimat e dhunës në familje, duk përjashtuar zakonet nga e kaluara kur përgjegjësinë e kanë marrë personat e paautorizuar dhe familja. Ai bëri të ditur gjithashtu se Institucioni i Avokatit të Popullit ka hartuar një listë rekomandimesh për autoritetet e vendit, e që presin të kenë reagim.

    Artikuj të ngjashëm

    “Zhduken” të gjitha dokumentet e vitit 2022 në ueb-faqet e komunave

    Di Maria njofton se do të pensionohet nga kombëtarja pas Kupës së Botës 2022

    Anulohen garat “Kupa e Brezovicës 2022” dhe “Kampionati i Kosovës”

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.