Një mijë e 708 tiketa trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Gjatë kësaj periudhe kohore, kanë ndodhur 29 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 23 aksidente me të lënduar.
Gjithashtu, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, bëhet e ditur se 11 persona janë arrestuar, ndërsa 5 janë dërguar në mbajtje.