Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka ritheksuar se në rast se merr drejtimin e qeverisë, pensionet do të rriten për 70 për qind, pagat për 50 për qind, dhe do të ofrojë grante deri në 30 për qind të vlerës së investimit për bizneset.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të votojnë për Kosovën që mundet ma mirë, sepse siç thotë ai, e ka ekipin dhe programin më të mirë.
“Më 9 shkurt, votoni për Kosovën që mundet ma mirë, sepse e kemi ekipin dhe programin më të mirë. Pensionet bazike do të rriten për 70%, pagat për 50% dhe do të ofrojmë grante deri në 30% të vlerës së investimit për bizneset. Tatimet do t’i ulim dhe do të sigurojmë që bizneset të ofrojnë kushte më të mira të punës edhe për punëtorët”, ka shkruar Hamza në Facebook