Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Mbi 100 mijë euro në 6 muajt e fundit, si i rriti shpenzimet Kurti me staf për dreka, udhëtime e mëditje

    25/07/2025 21:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    T7 Spotlight sonte ka transmetuar emisionin hulumtues dhe dokumentues ‘’ 4 vitet e Kurtit – Nga retorika e varfërisë te luksi i pushtetit’’, nga ora 20:15 në Televizionin 7.

    Përgjatë këtij episodi, duke sjellur në vëmendje retorikën akuzuese dhe kritikuese të Albin Kurtit sa ishte opozitar, kemi bërë analizimin e shpenzimeve përgjatë qeverisjes së fundit të tij.

    Përmes qasjes në dokumente publike që ka kërkuar emisioni T7 Spotlight është vërejtuar se në periudhën nga viti 2021 deri në gjysmën e parë të vitit 2025, shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Kurti kanë ndjekur një trajektore në rritje.

    Viti 2021 shënoi një nisje të përmbajtur, ku Kurti pati një shpenzim prej më shumë se 9 mijë euro, ndërsa stafi politik i tij shpenzoi rreth 10 mijë euro, kryesisht në akomodim dhe bileta udhëtimi. Kjo periudhë mund të ketë qenë e ndikuar edhe nga masat kufizuese të pandemisë COVID-19.

    Në vitin 2022, panorama ndryshoi dukshëm. Kryeministri rriti shpenzimet në mbi 32 mijë euro, ndërsa stafi politik tejkaloi shifrën prej 87 mijë eurosh, në bileta e akomodim, përfshirë mëditjet.  Kjo periudhë shënon poashtu mbi 54 mijë euro të dedikuara për pritje shtetërore e dreka e darka.

    Viti 2023 solli një rritje enorme të shpenzimeve për Kurtin e stafin, me një total prej afro 90 mijë eurosh veç për bileta udhëtimi, akomodim e mëditje, ndërkohë që shpenzimet për ngjarje ku pati edhe ushqim, prekën shifrën e fiks 100 mijë eurove.

    Në vitin 2024, tendenca e rritjes nuk ndalet. Përkundrazi – shpërthen. Vetëm Albin Kurti shpenzoi nga buxheti i shtetit të Kosovës mbi 37 mijë euro në bileta avioni e akomodim në hotele. E stafi politik kap shifrën marramendëse të gati 150 mijë eurove, përfshirë mëditjet.

    E për pritje shtetërore, ceremoni dhe dreka e darka zyrtare, shpenzohen 112 mijë euro – Ky nuk ishte më thjesht një vit pune, por u bë vit i rekordeve të shpenzimeve.

    Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, shpenzimet janë tashmë domethënëse. Kryeministri hargjoi mbi 10 mijë euro, ndërsa stafi politik ka realizuar shpenzime që tejkalojnë 41 mijë euroshin. Edhe pse është vetëm gjysma e vitit, për ngjarje e dreka e darka janë shpenzuar mbi 48 mijë euro.

    Albin Kurti në krejt këtë e ka kursyer buxhetin e shtetit vetëm duke mos marrë mëditje për vete, por njëjtë nuk veproi edhe stafi i tij, që për 4 vite e gjysmë përfituan 85 mijë euro në total.

    Artikuj të ngjashëm

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Të Fundit

    Tahiri numëron problemet në Kosovë: Shteti në pushim, qytetarët në hall – kryeministrit i konvenon

    Juristët: Kriza parlamentare po çon Kosovën drejt zgjedhjeve të reja

    Plagoset në aksident ish-kryetari legjendar i New York-ut, mbështetësi i çlirimit të Kosovës

    Tre të lënduar nga një konflikt mes dy grupeve në Korçë

    Ukraina po planifikon sulme të reja thellë brenda Rusisë – thotë Zelensky

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.