Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka bërë të ditur se kjo komunë, është fuqizuar me pesë mjete motorike për pastrimin e rrugëve dhe trotuarëve, duke përfshirë këtu edhe dy automjete për fshirje të rrugëve.
Sipas Kastratit, këto pajisje i dhuroi vullnetarisht komuna e Meyrinit të Zvicrës.
“I jemi përherë mirënjohës strukturave vendimmarrëse në Meyrin të Gjenevës, për këtë donacion, që do ti shërbej shumë mirëmbajtjes sa më të mirë të rrugëve kryesore të cilat janë duke u bërë përmes projekteve tona për Malishevën Urbane”, u shpreh kryetari i Malishevës.