I pari i Malishevës, aekrem Krastri dha lajmin e mirë për banorët e këtij vendi, raporton Demos.
Kastrati deklaroi se për herë të parë qytetarët e Malishevës në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë.
Postimi i plotë
Super lajm për energjinë elektrike!💡👏
Kanë përfunduar punimet në vendosjen e përçuesit të ri elektrik përgjatë linjës Malishevë-Rahovec, dhe bazuar në të dhënat e ekspertëve të KEDS-it, qytetarët tanë për herë të parë në këto vitet e fundit do të kenë një dimër pa reduktime të energjisë.
Mirënjohje nga zemra gjithë qytetarëve tanë dhe bizneseve që na kanë mirëkuptuar gjatë kësaj periudhe disa mujore të punimeve.