Flitet shumë, shkruhet prej kohësh në çdo portal, por me sa duket më në fund po ndodh ajo që publiku po pritste. Fjala është për dasmën e shumëpërfolur të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Burimet e Prive By Liberta Spahiu pranë çiftit konfirmojnë se dyshja ka piketuar pikërisht muajin korrik për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni që pritet të jetë një nga ngjarjet e vitit në showbiz.
Ndonëse Bora shpesh ka tentuar t’i zbehë zërat duke i quajtur thashetheme verore, Donaldi i ka dhënë vulën këtij lajmi gjatë një interviste mjaft të sinqertë përballë vëllait të tij, Romeos.
