Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Vranë për të marrë hakun e babait të Stenaldos, arrestohen xhaxhallarët e ish-banorit

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 19:25
Vranë për të marrë hakun e babait të Stenaldos, arrestohen xhaxhallarët e ish-banorit

Çerek shekulli më parë, dy vëllezërit Artur dhe Arben Mëhilli, u shpallën zyrtarisht në kërkim nga drejtësia shqiptare. Në vitin 2001, Gjykata e Lushnjës i dënoi në mungesë me 32 vite burg në total, për vrasjen e një të riu, Rezar Metaj në Lushnje në vitin 1999.

Ngjarja ishte hakmarrje e pastër. Në vitin e mbrapshtë 1997, i riu kishte vrarë vëllanë e tyre, Sokol Mëhilli, po në Lushnje, dhe ende nuk ishte arrestuar nga policia. Prej atëherë, e 25 vite më pas, dy vëllezërit u arratisën në Itali. Me identitete të rreme, me emrat e ndërruar në Artur Davidhi dhe Arben Gjermeni, vëllezërit nga Lushnja nisën jetën në shtetin fqinj, duke siguruar edhe leje qëndrimi.

Qetësinë e tyre e prishi një raportim nga Italia për disa familjarë të lidhur me ta jetonin në një zonë, bashkë me dy personat me identitetet e dyshimta. Në mungesë të shenjave të gishtërinjve në Shqipëri, një nga format kryesore shkencore të identifikimit, Agjentët e Interpolit në Tiranë, arritën të gjejnë fotografi të vjetra të dy vëllezërve Mëhilli.

Për të faktuar se të kërkuarit e drejtësisë ishin dyshja që jetonte me letra në Itali, përdorën teknologjinë moderne, “Facial Recognition”, dhe nga krahasimi i tipareve të cilat mbeten të ngjashme, mes fotove të vjetra të Artur dhe Arben Mëhilli dhe fotografive që Italia dërgoi të shqiptarëve me identitetet e tjera, u arrit në përfundimin se ata janë dy personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arturi ishte 33 vjeç kur u kreu vrasjen, ndërsa sot në Itali u vu në pranga në moshën 60-vjeçare. I vëllai Arbeni, ishte vetëm 27 vjeç, sot në moshën 54-vjeçare. Ata u dënuan nga Gjykata e Lushnjes me 32 vite në total për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje

Sokol Mëhilli, vëllai i tyre i vrarë në ’97-ën, rezulton të jetë babai i Stenaldo Mëhillit, gazetarit i cili u bë i famshëm së fundmi me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother VIP”, spektakël ku edhe tregoi detajet e vrasjes së babait të tij kur ishte vetëm 1 muajsh.

Pas arrestimit në shtetin fqinj, autoritetet shqiptare dhe italiane po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurat e ekstradimit në Shqipëri të Artur dhe Arben Mëhillit, për të vuajtur dënimin.

Stenaldo

Më shumë nga Magazine

  • 21:15Njomza 'zbulon' portretin e djalit të Engjit, kaq i bukur është
  • 21:10Londrimi shoqërohet me mikun e ngushtë të Rita Orës
  • 19:10Kush do futet? Zbulohet profili i banorit të parë të BBVK 5
  • 17:49Alba përfundon në spital
  • 17:17Gjesti ndan pak nga kënga e re për ta dëgjuar të gjithë fansat