Këngëtarja shqiptare Violeta Kukaj ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë, pasi është nderuar nga Federata Pan-shqiptare “Vatra” për kontributin e saj në artin dhe kulturën shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale, Kukaj ka shprehur emocionet dhe mirënjohjen për këtë vlerësim, duke e cilësuar atë si një nder të veçantë
“Me shumë respekt dhe emocion, dua të falënderoj nga zemra Federatën Panshqiptare Vatra për nderimin dhe vlerësimin që më bëri me këtë mirënjohje.”
Kukaj ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtuesin, anëtarët dhe komunitetin e “Vatrës”, ndërsa ka përmendur edhe Bora Balaj, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme në këtë organizim.
