Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 16:32
Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar se vendimi është një akt personal, moral dhe etik, si dhe shprehje e përgjegjësisë ndaj institucionit dhe publikut.

Dorëheqja e Oxhaklieskit vjen pas reagimeve në opinion lidhur me xhirimin e videoklipit “Sexy Mama” nga reperi kosovar Don Xhoni, brenda monumentit “Makedonium” në Krushevë, i cili është trashëgimi kulturore e mbrojtur e shtetit.

Në dorëheqjen e tij, Oxhaklieskit thekson se në rastin konkret nuk është shkelur asnjë ligj, rregullore apo akt tjetër, dhe as nuk është vepruar në kundërshtim me ndonjë vendim të miratuar nga Bordi Drejtues i institucionit, shkruan Rtv21. Sipas tij, bëhet fjalë për një procedurë që ishte pjesë e një praktike tashmë të vendosur dhe të zbatuar më parë në institucion.

Megjithatë, siç thekson ai, drejtimi i një institucioni publik nënkupton përgjegjësi që nuk kufizohet vetëm në respektimin e normave ligjore, por kërkon edhe standarde të larta morale dhe etike, veçanërisht kur bëhet fjalë për besimin e publikut.

“Edhe pse nuk ka pasur qëllim për të shkelur ligjin, rregulloren apo ndonjë vendim, është bërë një lëshim i paqëllimshëm në vlerësimin e mënyrës se si një procedurë e caktuar mund të kuptohet nga publiku. Për këtë ndiej përgjegjësi morale dhe për këtë arsye e paraqes dorëheqjen”, thuhet në dorëheqjen e Oxhaklieskit.

Ai i ka kërkuar gjithashtu falje publikut për paqartësinë e krijuar dhe për lëshimin e paqëllimshëm, duke theksuar se kërkesa për falje është shprehje e respektit ndaj qytetarëve dhe institucionit të cilit i ka shërbyer.

“Muzeu Historik Kombëtar – Krushevë është një institucion me rëndësi të veçantë për kujtesën tonë kulturore dhe historike. Reputacioni i tij dhe besimi i publikut janë më të mëdha se çdo funksion dhe çdo individ që për një periudhë të caktuar e ushtron atë funksion”, thuhet në dorëheqje.

Oxhaklieski thekson se dorëheqjen e paraqet me ndërgjegje të pastër sa i përket përgjegjësisë ligjore, por me vetëdije të plotë për përgjegjësinë morale që mbart pozita e drejtorit të një institucioni publik.

Me këtë akt, siç thekson ai, i jep përparësi reputacionit dhe interesit të institucionit, përpara mbajtjes personale të detyrës

dorëheqjenpërgjegjësimorale

Më shumë nga Magazine

  • 16:04Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë binjakët
  • 09:34Aktorja e njohur turke rezulton pozitive në analizën për narkotikë
  • 22:44"A e ke përdorur muzikën për femrat" - rikthehet në vëmendja intervista e famshme e Adi Hilës dhe pyetja provokuese që i ishte bërë
  • 22:38Pas skandalit me videot intime, reagon ish-banorja e Big Brother VIP Albania: Nuk jam unë te ato pamje, mos më shqetësoni familjarët
  • 22:15"Burg për këdo që i ka shpërndarë videot" - reagojnë personazhet publike pas publikimit të pamjeve intime të Adrian Hilës me disa këngëtare e aktore