Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 16:05
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë

Dua Lipa ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video të veçantë kushtuar Prishtinës, përmes së cilës promovon kryeqytetin e Kosovës dhe njofton se ai tashmë mund të eksplorohet edhe nëpërmjet Google Maps Street View.

Në përshkrimin e videos, artistja shkruan: “Mirë se vini në Prishtinë! Sot është dita e parë e Sunny Hill Festival dhe, për ta festuar këtë, të gjitha restorantet, arkitektura dhe kultura që unë i dua tani mund të eksplorohen në Google Maps Street View”.

Në video, Dua Lipa flet për lidhjen e saj të veçantë me qytetin ku u rrit dhe i fton të gjithë ta zbulojnë Prishtinën përmes syve të saj.

“Asnjëherë nuk mund ta njohësh një vend derisa ta shohësh me sytë e tu. Vendlindja ime, Prishtina, është tani në Google Maps Street View”, shprehet këngëtarja në fillim të videos.

Më pas, ajo prezanton disa prej vendeve që kanë një domethënie të veçantë për të. Njëra prej ndalesave është libraria Dukagjini, të cilën e viziton sa herë ndodhet në Prishtinë. Sipas saj, aty gjen gjithmonë një libër në gjuhën shqipe që nuk e ka lexuar më parë.

Artistja ndalet gjithashtu në disa restorante dhe bare të qytetit, për të cilat thotë se pasqyrojnë në mënyrën më të mirë kulturën shqiptare, por edhe jetën, energjinë dhe atmosferën karakteristike të Prishtinës.

Në fund të videos, Dua Lipa i kushton vëmendje edhe Sunny Hill Festival, të cilin e cilëson si një ëndërr të bërë realitet.

Ajo e prezanton festivalin si një nga vendet që mishëron frymën e qytetit dhe që çdo vit mbledh mijëra vizitorë e artistë nga vende të ndryshme.

Publikimi i videos përkon me nisjen e edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival, duke promovuar njëkohësisht Prishtinën, kulturën e saj dhe mundësinë që tashmë kryeqyteti të eksplorohet virtualisht përmes Google Maps Street View.

View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Më shumë nga Magazine

  • 22:45Pamjet bëhen virale në rrjet: MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
  • 22:40PM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën
  • 20:58Ronela Hajati në darkë romantike, pamja e saj merr vëmendjen
  • 20:25Vdes komediani i njohur
  • 18:58I grabisin shtëpinë, Angela Martini publikon pamje