Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Vendet anëtare do të vendosin kush merr pjesë në Eurovizion, teksa shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit

GD
Gazeta Demos26 shtator 2025 në 11:53
Vendet anëtare do të vendosin kush merr pjesë në Eurovizion, teksa shtohen thirrjet për përjashtimin e Izraelit

Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, thonë se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave Goodman, tha të premten se bordi i Unionit Evropian të Transmetuesve, i cili bashkon transmetuesit publikë, u ka dërguar letër anëtarëve duke i njoftuar se votimi do të zhvillohet në një mbledhje të jashtëzakonshme online në fillim të nëntorit.

Shtete si Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Spanja kanë kërcënuar se nuk do të marrin pjesë në garën vjetore të këngës, nëse Izraeli nuk përjashtohet nga gara për shkak të luftës në Gazë.

Eurovisioni 2026 do të mbahet në maj në Vjenë. Është zakon që fituesi i vitit paraprak të jetë mikpritës i festivalit.

Fitues këtë vit në Bazel, Zvicër, ishte JJ nga Austria me këngën “Wasted Love”.

Më shumë nga Magazine

  • 20:06Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja njofton datën e varrimit
  • 19:14“As armikut tim më të madh nuk ia uroj hallin që më ka rënë” – Nedës i ndalohet takimi me fëmijet, detaje të reja nga ndarja e saj me Ogren Balluku
  • 18:28A po vjen një mbrëmje e zjarrtë? Alaudin Hamiti jep lajmin për BBVK 5
  • 17:52Arbana Osmani i reagon Ori Nebijajt pasi tha se ishte e zhgënjyer prej saj
  • 17:49Familjarët e Shаrrit reagojnë pas përplasjes me Akilin: “Jemi krenarë me ty!”