Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Merita Spahiu, ka ndarë me ndjekësit dhe dashamirësit e saj lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të personit më të shtrenjtë, nënës.
Përmes një postimi prekës në llogarinë e saj në Instagram, Merita publikoi njoftimin mortor duke i dhënë lamtumirën e fundit nënës së saj, e cila u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare.
“Pusho në paqe, nëna ime!” – ishin fjalët e pakta, por të mbushura me dhimbje të këngëtares.



