Lajmin e bëri të ditur familja e tij përmes një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare të aktorit në Instagram.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Megjithatë, Neill kishte treguar më herët se kishte mposhtur kancerin, pasi në vitin 2022 ishte diagnostikuar me limfomë angioimunoblastike të qelizave T në stadin e tretë, një formë e rrallë e kancerit të gjakut.
Sipas deklaratës së familjes, aktori ndërroi jetë në Sydney të Australisë, i rrethuar nga njerëzit e tij më të dashur.
“Me trishtim të thellë familja e Sam Neill njofton vdekjen e tij. Sam ishte i rrethuar nga familja dhe u largua nga kjo jetë me dinjitetin që e karakterizoi gjithmonë. Humbja ishte e papritur, por jemi të bekuar që ai mbeti pa kancer. Falënderojmë stafin e Spitalit Privat të Shën Vincentit për kujdesin e jashtëzakonshëm dhe kërkojmë që të respektohet privatësia jonë në këtë moment të vështirë”, thuhet në deklaratë.
Pas publikimit të lajmit, kryeministri australian Anthony Albanese i bëri homazhe aktorit, duke vlerësuar kontributin e tij në kinemanë australiane dhe atë ndërkombëtare.
