Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Vdes aktorja shumë e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

GD
Gazeta Demos15 qershor 2026 në 20:54
Vdes aktorja shumë e njohur turke, dje i mbushi 35-vjet

Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për rolin e saj si “Isil” në serialin “One Love”, ka vdekur në moshën 35-vjeçare. Ajo u gjet e pajetë në banesën e saj mëngjesin e sotëm, 15 qershor, vetëm një ditë pas ditëlindjes së saj. Sipas raportimeve fillestare, shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një atak në zemër.

E lindur më 14 qershor 1991 në Sivas, Ece İrtem ndoqi studimet e larta në Universitetin Yaşar, ku u diplomua në vitin 2014 në degën e Operës dhe Performancës Vokale, duke u renditur e treta në klasën e saj.

Gjatë viteve të studimeve, ajo punoi dhe u formua profesionalisht pranë emrave të njohur të muzikës klasike, mes tyre sopranoja Aytül Büyüksaraç, drejtori i Operës dhe Baletit Shtetëror të Izmirit, tenori Levent Gündüz, Paolo Susanni, Esra Mamak dhe mezo-sopranoja Anna Chubuchenko

Që në fëmijëri, İrtem ishte e lidhur me sportin. Paralelisht, ajo shfaqi herët pasionin për aktrimin, duke shkruar dhe interpretuar skenare të vogla në shfaqjet shkollore.

Pas transferimit në Stamboll, ajo vijoi formimin e saj në aktrim në Qendrën Kulturore Sadri Alışık gjatë viteve 2014-2015, ku mori mësime nga emra të njohur si Kayhan Yıldızoğlu, Okday Korunan, Kadim Yaşar dhe Tolga Çiftçi.

Ece İrtem u bë e njohur për publikun e gjerë sidomos për rolin e saj si “Isil” në serialin turk “One Love”, një dramë televizive me shikueshmëri të lartë, e cila i dha asaj një popullaritet të konsiderueshëm edhe jashtë Turqisë, përfshirë edhe publikun shqiptar që ndjek produksionet turke.

vdekje

Më shumë nga Magazine

  • 22:21Humb betejën me kancerin – vdes në moshë të re ylli i TikTok-ut
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr” në këtë veshje
  • 21:38Mes lotësh, Doresa flet për sfidën shëndetësore të burrit
  • 21:24Miri rrëfen jetën pas Big Brother VIP: Kjo ndjesi ka qenë më e bukur…
  • 19:26Ribashkohet çifti i njohur pas disa muajsh ndarje