Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

U quajtën budallaqe, por vetë ‘Miss Meksiko’ e zbulon arsyen!

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2025 në 16:09
U quajtën budallaqe, por vetë ‘Miss Meksiko’ e zbulon arsyen!

Pas incidentit të bujshëm në Miss Universe 2025, ku drejtuesi i garës, Nawat Itsaragrisil, e ofendoi publikisht duke e quajtur “budallaqe”, Miss Meksika, Fátima Bosch, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm dhe emocional që po shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale.

Në një video të publikuar pas ngjarjes, Bosch tha se ka respekt të madh për Tajlandën dhe popullin e saj, por theksoi se mënyra se si u trajtua nga drejtori ishte e papranueshme.

“Ju e dini që si vend, keni gjithë respektin tim. E dua Tajlandën dhe mendoj se jeni njerëz të mrekullueshëm. Por ajo që bëri drejtori juaj nuk ishte respektuese. Ai më quajti ‘budallaqe’ sepse kishte probleme me organizimin. Kjo nuk është e drejtë, sepse unë s’kam bërë asgjë gabim. Unë përpiqem të jem e sjellshme, jap më të mirën time.”

Ajo shtoi me vendosmëri se asnjë grua nuk duhet të heshtë përballë mungesës së respektit:

“Bota duhet ta shohë këtë, sepse ne jemi gra të fuqizuara dhe kjo është një platformë për zërin tonë. Askush nuk mund ta heshtë zërin tonë, dhe askush nuk do ta bëjë këtë me mua.”

Fátima Bosch përfundoi fjalën e saj me një thirrje frymëzuese për gratë në mbarë botën:

“Nuk ka rëndësi nëse keni një ëndërr të madhe apo një kurorë, nëse dikush përpiqet t’ju marrë dinjitetin, duhet të flisni. Faleminderit.”

Ky reagim ka ngjallur valë mbështetjeje në internet, me mijëra komente në mbrojtje të saj dhe kërkesa për që organizata Miss Universe të marrë masa ndaj ofendimit publik. /Prive By Liberta Spahiu

miss

Më shumë nga Magazine

  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar
  • 19:51Xhuli: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi