Shtëpia e Big Brother VIP Kosova është përfshirë nga një debat i fortë, ku protagonistë të kësaj përplasjeje ishin Sasa, Labi dhe Labinoti. Ajo që nisi si një diskutim mbi identitetin dhe ndjenjat kombëtare, ka degjeneruar në akuza personale dhe të papritura.
Gjatë debatit, Labi ka vënë në pikëpyetje ndjenjat kombëtare të Sasës, duke e pyetur atë nëse ndihet vërtet shqiptare. Kjo pyetje ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Labinotit, i cili ka ndërhyrë ashpër duke i kujtuar Labit të kaluarën e tij jashtë shtëpisë. Labinoti e ka thumbuar drejtpërdrejt Labin, duke i thënë se ai nuk ka moral të bëjë pyetje të tilla kur vetë ka krijuar familje me një serbe.
