Në ‘Goca dhe gra’, Kiara Tito surprizoi publikun me një telefonatë të papritur me Oltën Gixharin, ish-banoren me të cilën kishte pasur përplasje gjatë qëndrimit në Big Brother VIP. Dyshja u dëgjuan këtë herë duke komunikuar me tone të qeta e miqësore, duke i befasuar të gjithë.
Ajo e përshëndeti Kiarën me fjalët: “Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin.” Nga ana tjetër, Kiara i shprehu kujdes dhe e pyeti për shëndetin, pasi kohët e fundit ishte raportuar se Olta kishte pasur një problem me syrin.
Pak pas transmetimit, reagimi i Luiz Ejllit nuk vonoi. Ai publikoi në Instastory një shkrim me nota ironie, ku shkroi: “Më shpejt e nxori regjija foton dhe emrin në ekran, se sa bëri ajo të hapte telefonin. Krejt rastësisht dmth, mqs kështu ishte edhe tema.”
