Reperja Tayna ka njoftuar ndjekësit se albumi i saj i dytë, i titulluar “Genesis”, do të publikohet shumë shpejt në platformat kryesore muzikore.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Tayna bëri të ditur se sonte në ora 00:00 albumi do të jetë i disponueshëm në Spotify, ndërsa nesër në ora 18:00 do të publikohet edhe në YouTube.
Artistja theksoi se pas projektit qëndron një ekip i madh që ka punuar në prapaskenë, me qëllim që çdo detaj të përputhej me vizionin e saj dhe me përvojën që dëshironte t’ua ofronte dëgjuesve gjatë dëgjimit të albumit.
Foto: Instagram
