Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Soni flet për herë të parë për romancën me Florin, ka një kërkesë për të

GD
Gazeta Demos13 maj 2026 në 22:45
Soni flet për herë të parë për romancën me Florin, ka një kërkesë për të

Soni Malaj ka folur për herë të parë hapur për historinë e saj të dashurisë me Flori Mumajesin. Dhe po, bëhet fjalë për një lidhje të bukur dashurie që ka zgjatur plot dy vite e gjysmë. Gjithçka nisi nga një nga këngë e Florit që luhej në sfond në “Ferma VIP”. Në atë moment, Moza Ahmeti e pyeti Sonin nëse kishte ndonjë “dobësi” për artistin, pa e ditur se përgjigjja do të kthente menjëherë vëmendjen te e shkuara e këngëtares.

“Mos ma shaj Florin”, tha Soni, pasi Moza komentoi këngën që po luhej. Më pas ajo tha: “Është ish-i im. Dy vite e gjysmë bashkë. Ka vite si histori. Kemi qenë zyrtarisht.”

Biseda vijoi me batuta, ndërsa Moza e pyeti nëse Flori është aktualisht beqar apo në një lidhje. Soni zgjodhi të mos japë shumë detaje, duke u përgjigjur:

“Ai në punë të vet tani, unë në timen.”

Kur Moza sugjeroi me shaka një rikthim mes tyre, Soni reagoi menjëherë: “Jo, jo.”

Por nuk mbaroi me kaq. Në një tjetër moment, Soni i bëri edhe një “thirrje publike” Florit nga brenda fermës.

“Kur po vendosnin gjithë këngët e tij, thashë mos po vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu?”, tha ajo, duke iu drejtuar më pas Mozës: “Thuaju të më sjellin një dron, të lutem.”

E po, dashuria mbaron, por respekti, e mbase nostalgjia, mbeten gjithmonë.

U bëmë dhe ne nostalgjikë, ndaj le të dëgjojmë së bashku “Fluturimi 3470”.

soni malaj

Më shumë nga Magazine

  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar
  • 19:51Xhuli: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi