Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të performojnë në Marshin për Liri më 12 shtator

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 20:51
Shkurte Fejza dhe Arif Vladi do të performojnë në Marshin për Liri më 12 shtator

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” do të organizojë të shtunën, më 12 shtator, “Marshin për Liri” në Prishtinë, në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Marshi do të nisë në orën 14:00 nga sheshi “Skënderbeu” dhe, sipas organizatorëve, pritet të jetë një prej organizimeve më të mëdha të platformës deri më tani.

Pjesë e programit do të jenë edhe performancat muzikore të këngëtarëve të njohur, Arif Vladi dhe Shkurte Fejza, të cilët prej vitesh njihen për repertorin e tyre me këngë patriotike dhe kushtuar luftës për liri.

Organizatorët Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë paralajmëruar një program të veçantë për pjesëmarrësit, ndërsa marshi mbahet katër ditë para datës 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Platforma “Liria Ka Emër” ka deklaruar se përmes këtij organizimi synon të përcjellë mesazhin për drejtësi, dinjitet dhe mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Marshi i 12 shtatorit pritet të shoqërohet me pjesëmarrje të gjerë qytetare, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen aktivitetit në sheshin “Skënderbeu”.

lirishtatorshkurte

Më shumë nga Magazine

  • 19:17Rikthimi i Eli Farës në skenë pas pamjeve intime, flet menaxheri Demika: Na u desh shumë kohë që t’i mbushnim mendjen
  • 19:13Lela Seferi lë Gjermaninë për Kosovën për një arsye
  • 19:07Bebe Rexha dhe Ledri Vula dorë për dore në SHBA
  • 18:21Enca nuk i ndal provokimet, kështu ‘trazoi’ rrejtin me postimi e fundit
  • 17:00Blero dhe Mimoza Shkodra publikojnë këngën “Me gjys shpirti”