Drama në mes të Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit duket se po vazhdon edhe jashtë Big Brother-it.
Dyshja, të cilët u komentuan tejet shumë për raportin e tyre sa ishin në këtë format, po marrin akoma vëmendje.
Ka qenë ish-banorja që së fundmi e akuzoi Limin për një situatë që ka të bëj me Ditën e të Dashuruarve.
Foto: Instagram
“Ai shiu s’ka për të të lulëzuar asnjëherë. Përderisa edhe lulet që më bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me fotografi të vjetër”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.
