Gjatë spektaklit mbrëmë në Big Brother VIP Albania, fati i buzëqeshi Shëndritit, i cili përfitoi Kutinë e Pandorës, një nga elementët më të papritur të lojës.
Si gjithmonë, kutia solli si përfitime ashtu edhe pasoja. Nga ana pozitive, Shëndriti fitoi një udhëtim, duke marrë një avantazh personal jashtë shtëpisë.
Por, nga ana tjetër, ai u përball me një vendim të vështirë: duhej të çonte në televotim dy banorë të tjerë, së bashku me veten e tij.
