Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë familjar, duke uruar bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, për 50-vjetorin e lindjes.
Çifti e festoi këtë ditë të rëndësishme me një organizim madhështor në Ibiza të Spanjës, ku të pranishëm ishin miq e familjarë nga e gjithë bota.
Rita publikoi disa fotografi të paharrueshme nga mbrëmja festive, shoqëruar me një dedikim emocional për partnerin, i cili shënon një prej kapitujve më të rëndësishëm në jetën e tij.
Në postimin e saj në Instagram, këngëtarja shkroi: “Gëzuar 50-vjetorin, dashuri! E di që është një moment i madh për ty. Jam kaq krenare për gjithçka që ke arritur dhe për të gjitha ëndrrat e pafundme që ende ke dhe dëshiron t’i realizosh”.