Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Reagon Gjesti pas publikimit të videos në kompaninë ‘Onima’

GD
Gazeta Demos3 qershor 2026 në 23:06
Reagon Gjesti pas publikimit të videos në kompaninë ‘Onima’

Pas publikimit të pamjeve nga mediumi ‘Sinjali’, ku Gjesti shihet duke hyrë me armë në dorë dhe duke shkaktuar dëmtime në ambientet e shtëpisë muzikore “ONIMA”, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i vetë artistit.

Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet e tij sociale, Gjesti ka akuzuar kompaninë për manipulim të ngjarjes dhe prerje të qëllimshme të videove.

Në reagimin e tij, Gjesti e cilëson publikimin e pamjeve si një “fushatë të re” për dëmtimin e imazhit të tij. Ai u ka kërkuar falje shqiptarëve që mund të jenë shqetësuar, por ka këmbëngulur se videot nuk pasqyrojnë realitetin. Këngëtari ka ngritur pikëpyetje të mëdha se pse nuk janë publikuar pjesët ku, sipas tij, atij i është drejtuar arma i pari vetëm sepse po kërkonte paratë e fituara me mund.

Ai shton se në video shihet qartë që stafi i kompanisë qëndron i qetë, gjë që sipas tij tregon se askush nuk ishte i rrezikuar.

Përtej incidentit me armë, Gjesti ka hedhur akuza të rënda financiare dhe ligjore ndaj pronarit të “ONIMA”, Erkand Shabanit. Ai pretendon se kompania i ka falsifikuar nënshkrimin dhe ka përfituar nga puna e tij ndër vite pa dijeninë e tij.

“Kompania dhe njeriu që përfituan nga djersa ime, që ma vodhën bukën e gojës dhe që më bënë të dal nga vetja,” shkruan ai në mesazhin e tij.

Në mbyllje të deklaratës së tij, Gjesti theksoi se ka pranuar pjesën e tij të fajit për veprimet e bëra dhe u shpreh i gatshëm të bartë pasojat ligjore.

Megjithatë, ai deklaroi se ka besim të plotë te shteti i Kosovës, Prokuroria dhe Gjykata, duke shtuar se tashmë kanë filluar hetimet edhe ndaj personave të përfshirë nga kompania muzikore, të cilët sipas tij do të marrin dënimin e merituar për krimet e tyre

gjesti

Më shumë nga Magazine

  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”