Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të përballen me padi për çdo shpifje të bërë publikisht

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 22:41
Reagojnë familjarët: Kur Moza të dalë, shumë persona do të përballen me padi për çdo shpifje të bërë publikisht

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht me tone të ashpra pas deklaratave dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.

Përmes një postimi, ata shprehen se prej momentit kur Mimoza u bë pjesë e formatit televiziv, është kthyer në objekt sulmesh, shpifjesh dhe “historish të fabrikuara” nga persona që, sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se çdo ditë po publikohen deklarata të reja vetëm për vëmendje, klikime dhe interesa personale, duke kaluar sipas tyre çdo kufi njerëzor dhe moral.

Ata e konsiderojnë të papranueshme faktin që po sulmohet një grua e cila nuk ka mundësinë minimale të reagojë apo të mbrojë veten, pasi ndodhet e izoluar brenda spektaklit.

“Është e turpshme të përfitosh nga heshtja e dikujt dhe të ndërtosh ‘show’ mbi gënjeshtra e manipulime”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Ata shprehen të tronditur nga niveli ku ka arritur debati publik, duke akuzuar disa persona se kanë harruar se shpifja ka pasoja dhe se askush nuk mund të luajë me dinjitetin e një gruaje për përfitime personale apo mediatike.

Në fund të reagimit, familjarët paralajmërojnë se sapo Mimoza të përfundojë eksperiencën e saj në Ferma VIP, shumë persona do të përballen me padi për çdo deklaratë të pavërtetë dhe shpifje të bërë publikisht.

FERMA VIP

Më shumë nga Magazine

  • 22:34“Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët
  • 21:15Derisa pret në spital lindjen e binjakëve, Xhuli Nura nuk heq dorë nga kujdesi për pamjen
  • 20:42Geti e Marina n’deti, “trazohet” interneti
  • 19:40Usta i jep lamtumirën e fundit babait të Genta Ismajlit me dedikim prekës
  • 16:10E dhimbshme, vdes babai i Genta Ismajit