Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Raportohet se ora e Mozzikut ka dal fallc

GD
Gazeta Demos23 shtator 2025 në 17:26
Raportohet se ora e Mozzikut ka dal fallc

Reperi i njohur, Mozzik, kohët e fundit ka bërë bujë me orën luksoze “Richard Mille”, të cilën e ekspozoi në rrjetet sociale, si dhuratë që ia ka bërë vetës për ditëlindje.

E me të hyrë në Kosovë, ajo u konfiskua nga Dogana e Kosovës, me arsyetim se nuk e kishte deklaruar.

Për këtë kishte dalur edhe me reagim zyrtar.

Në njoftim ishte thënë se janë zbuluar dhe ndaluar përkohësisht dy orë luksoze, të cilat nuk ishin deklaruar nga një udhëtar gjatë kalimit në Kanalin e Gjelbër. Bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.

Por, ekzaminimet për këtë orë treguan se ajo është false.

Kështu të paktën bëri të ditur Shoqëria e avokatëve “Vokshi&Lata”, që njëherësh janë edhe përfaqësues ligjor të kompanisë zvicerane Richard Mille.

“Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Ora e ndaluar në Doganën e Kosovës nuk është origjinale Richard Mille.

Për shkak të interesimit të madh të mediave, njoftojmë opinionin publik se:

Si përfaqësues ligjor të markës prestigjioze zvicerane Richard Mille, konfirmojmë se ora e sekuestruar së fundmi nga Dogana është një falsifikat, sipas verifikimit zyrtar të kryer nga kompania Richard Mille.

Rezultati është komunikuar tashmë zyrtarisht me Doganën e Kosovës dhe procedurat ligjore do të vazhdojnë.

Ky rast tregon rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar falsifikimin dhe për të mbrojtur markat ndërkombëtare, konsumatorët dhe tregun.

Vokshi & Lata mbetet e përkushtuar të mbrojë me profesionalizëm integritetin e markave që përfaqëson.

Mozzik

Më shumë nga Magazine

  • 20:21“Shpirti jem i mirë”, Laureta thyen heshtjen pas humbjes së Laurentit
  • 19:01Adrola Dushi reagon sërish ashpër për protestat e studentëve: Mos e bëfshi pikën e hajrit ata që justifikoni mizorinë
  • 22:27“O XHAXHI S'ISHA UNË!"/ Cllevio imiton dhe tall keq protestuesit: O gangstera... Këtu na bëni të fortin
  • 21:57Shtatzënia e dytë po e sfidon, Sara zbulon se çfarë po kalon
  • 21:43Del audio-incizimi i telefonatës së Capital T me një oficer policie - a u "kërcënua" reperi që bëri thirrje për mbështetjen e protestave në Tiranë?